Muja dikur vlente 250 mijë euro, tash 1.5 milion euro  

23 mars 2023 | 11:30

Arbnor Muja po shkëlqen në skuadrën belge Royal Antwerp, ku edhe ka marr ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.

Vlera e ish-futbollistit të Trepçës ’89 dhe Dritës është ngritur në 1.5 milionë euro nga “Transfermarkt”.

Kjo është vlera më e madhe që ka pasur Muja ndonjëherë, pasi tetë muaj më parë sa ishte te Drita vlente vetëm 250 mijë euro. 24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me Antwerpin duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë. Sigurisht që vlera e rritur e Mujës gëzon edhe Dritën që ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se dialogu nuk është top…