Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

23 mars 2023 | 11:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë.

Ai ka thënë se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”.

Sipas tij, “ia vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”.

Kurti ka thënë se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi”.

Ai ka thënë se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Kurti ka pranuar se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdojë të punojë për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushtetutës sonë, e Republikës sonë, e ligjshmërisë sonë dhe e vlerave e kartave normative ndërkombëtare, në veçanti evropiane”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka tërën se “Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Kosovës” dhe se niveli i vetëmenaxhimit për komunitetin serb “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

“Unë kurrë, e përsërisë, kurrë, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, ka thënë Kurti.

Duke folur me njëfarë optimizmi, Kurti ka thënë se Kosova tani ka hyrë në një format të ri të dialogut.

“Tuneli është ende i gjatë por besoj që atij po i vjen fundi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton për 25…