Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare
01 gusht 2018
| 20:18
Qendra për Menaxhim Kufitar në pikën kufitare në Merdarë, në pjesën e hyrjeve për në Kosovë ka raportuar se pritja e qytetarëve është rreth tri orë.
Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, ku arrijnë në 170 deri në 200 minuta.
Pika kufitare në Merdarë po ashtu është më e ngarkuar se pikat e tjera edhe në dalje të saj.
Pritjet në dalje shkojnë 200 deri në 240 minuta
Gjeni të bashkëngjitur linkun e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët mund t`i marrin informatat për pritjet në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës.