Bagnaia: Kujdes nga garat sprint, ky është çelësi i suksesit

23 mars 2023 | 16:00

Këtë fundjavë nis sezoni i ri në MotoGP dhe të gjithë presin të shohin reagimin e kampionit të botës, italianit të Ducati, Francesco Bagnaia.

Pasi korri vjet titullin e parë në karrierë, ai ka misionin e vështirë ta mbrojë atë, në një sezon me shumë risi. Gara sprint që do të zhvillohet çdo të shtunë mbetet një enigmë për të gjithë.

“Më në fund do të nisë sezoni i ri dhe jam entuziast. Testet dimërore shkuan mirë dhe në disa aspekte ky motor me pëlqen më shumë se ai i vitit të kaluar. Janë të gjitha mundësitë që këtë sezon ta nisim më mirë se vjet. Garojmë në Portimao, një pistë që më pëlqen dhe ku në përgjithësi kemi shkuar mirë”, ka thënë Bagnaia.

“Gjithsesi, duhet të jemi të përqendruar, pasi rivaliteti është shumë i fortë dhe i madh këtë vit. Duhet të punojmë e paraqitemi mirë, pasi çdo fundjavë ka shumë në lojë. Këtë sezon do të kemi garën sprint çdo të shtunë, ndaj duhet një përgatitje optimale. Çdo pikë është e rëndësishme, këtë gjë e kuptova vjet, ndaj sa më pak gabime. Ky është sekreti për të fituar”, ka shtuar Bagnaia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka paralajmëruar një fjalim të…