Haxhiu: Të riprocedohet në Kuvend kërkesa për tërheqjen nga Trusti

24 mars 2023 | 16:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu,  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe shefja e rupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duhet të përgjigjen para qytetarëve për mos lejimin e tërheqjen së mjeteve nga Trusti.

Ai ka ngritur alarmin për rrezikimin e mjeteve në Fondin Pensional, të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.

“Humbjet që po pëson Trusti duhet patjetër që të shtyjë qeverinë ta riprocedojë kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit. Albin Kurti, Hekuran Murati, Armend Muja dhe Mimoza Kusari – Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit. E kundërshtuan tërheqjen e 30 për qind të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia fitoi 1-2 në Napoli përballë Italisë në takimin e…