![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/EB71F201-7DEE-4D5E-A714-1BE4EA056245.jpeg)
Laura Fazliu triumfon ndaj kampiones së Evropës, kalon në gjysmëfinale
25 mars 2023
| 12:04
Laura Fazliu po shkëlqen sot në Grand Slamin e Tbilisit.
Xhudistja kosovare ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, duke mposhtur kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.
Në gjysmëfinale, Fazliu do të përballet me xhudisten nga Australia, Katharina Haecker.