Kurti flet pas përfundimit të vizitës në Shqipëri: Mbështetja ishte e qartë

26 mars 2023 | 21:47

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se e diela e fundjavës së fundit të muajit mars, ishte ditë e një vizite pune në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë.

“Takova presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta”.

“Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka thënë se këto takime ishin të përzemërta.

“Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen”, ka shkruar kryeministri Kurti pas vizitës në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të…