Shqipëria sonte përballet me Poloninë

27 mars 2023 | 09:06

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur të dielën përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Evropianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet të hënën në mbrëmje në Varshavë. Delegacioni kuqezi ka mbërritur në mesditë në Poloni.

Pas një pushimi skuadra i është drejtuar stadiumit të ndeshjes PGE Naradowy dhe fillimisht trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka dalë në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me sulmuesin Sokol Cikalleshi dhe më pas ekipi ka zbritur në fushë. “Po, jemi gati, pas dy muajsh e gjysmë punë, kam punuar për të monitoruar futbollistët shqiptarë dhe për të zgjedhur 23, të cilët janë këtu. Jam shumë i kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë gjatë 6 ditëve, me atmosferën që kemi krijuar të gjithë së bashku”, ka thënë trajneri Sylvinho.

“Ndeshjet luhen 90 minuta, megjithatë unë dua që skuadra të hyjë në fushë menjëherë agresive dhe gati për të luftuar për çdo top. Sigurisht 10-15 minutat e para janë të komplikuara, duke ditur që luajmë në Poloni, por duhet të luajmë të përqendruar gjatë gjithë 90-minutëshit. Konkluzionet do t’i nxjerrim më fund të ndeshjes, por ne jemi gati të garojmë deri në fund për objektivin tonë”, ka deklaruar trajneri i kuqezinjve. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës për të mbështetur kuqezinjtë në këtë rrugëtim të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung Hlaing, është…