![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/policia-e-Kosoves-600x360-1.webp)
Dhunohet një e mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
27 mars 2023
| 08:32
Një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, nën dyshimin për dhunimin e një të miture.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Mitrovicë 25.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.