Protesta masive në Izrael, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

27 mars 2023 | 11:56

Dhjetëra mijëra izraelitë mbushën rrugët e qyteteve anembanë vendit të dielën në mbrëmje, në një shfaqje spontane indinjate pasi kryeministri Benjamin Netanjahu shkarkoi befasisht ministrin e tij të mbrojtjes pasi ai sfidoi planin e udhëheqësit izraelit për reformën e gjyqësorit.

Protestuesit në Tel Aviv bllokuan një autostradë kryesore dhe ndezën zjarre të mëdha, ndërsa policia u përlesh me protestuesit që u mblodhën para shtëpisë së Netanjahut në Jeruzalem dhe në një moment të caktuar thyen kordonin e sigurisë.

Trazirat thelluan një krizë disamujore mbi planin e kryeministrit Netanjahu për të bërë ndryshime të thella në sistemin gjyqësor, gjë që ka shkaktuar protesta masive, ka alarmuar udhëheqësit e biznesit dhe ish-krerët e sigurisë dhe ka ngjallur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të ngushtë.

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, sinjalizoi se kryeministri dhe aleatët e tij do të vazhdojnë këtë javë me hapat e planit për ndryshime.

Gallant ishte anëtari i parë i lartë i partisë Likud në pushtet që foli kundër reformës, duke thënë se ndasitë e thella po kërcënonin të dobësonin ushtrinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim (LB) i ka dhënë përkrahje marshit “Marshojmë…