![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/kurti-27.jpg)
Kryeministri informoi ambasadorin irlandez për marrëveshjen me Serbinë
27 mars 2023
| 18:23
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Në këtë takim, ata kanë biseduar për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.
Kryeministri e ka falënderuar mysafirin për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës.
Gjithashtu, Kurti e ka njoftuar ambasadorin irlandez për procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.