Tanket gjermane ‘Leopard 2’ mbërrijnë në Ukrainë

27 mars 2023 | 18:41

18 tanket “Leopard 2”, të premtuara nga Gjermania për të mbështetur Ukrainën, kanë mbërritur, ka bërë me dije një burim sigurie për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Përveç 18 tankeve kryesore të betejës, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane “Marder” dhe dy automjete të blinduara rikuperimi kishin arritur gjithashtu në Ukrainë, ka thënë burimi i sigurisë.

Ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet e tankeve ukrainase dhe trupat e caktuar për të drejtuar automjetet “Marder” për disa javë.

Përveç automjeteve gjermane, tri tanke “Leopard” të dhuruara nga Portugalia arritën gjithashtu në Ukrainë, sipas burimit të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kazakistanit bëri të ditur të hënën “miqësinë e…