Giresse: Ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës

27 mars 2023 | 22:34

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet para tifozëve “dardanë”, e gatshme për të dhuruar emocion e spektakël, por edhe për të arkëtuar tri pikët e plota.

Përzgjedhësi, Alain Giresse ka thënë se ekipi i tij vjen në këtë sfidë i motivuar dhe pa asnjë nënçmim ndaj rivalit, por me synim të qartë.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës. Pikën e fituar në Izrael mund ta vlerësoj pozitive, edhe pse kemi mundur ta fitojmë krejt ndeshjen. Andorra autsajder i grupit? Ne nuk e neglizhojmë aspak dhe as nuk e konsiderojmë të dobët. Në këtë garë duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, ka theksuar Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak…