Gjasula: Ndeshja është dashur të përfundonte baras

28 mars 2023 | 11:32

Shqipëria pësoi disfatë 1-0 në Poloni, në takimin e parë të kualifikuese të “Euro 2024”. Menjëherë pas sfidës për mediet ka dhënë opinionin e tij lojtari i kombëtares, Klaus Gjasula.

“Nuk kishte lidhje me skemën goli që pësuam. U kthye topi dhe i doli topi para këmbëve. Nuk duhet të pësojmë ashtu golash. Ne provuam të gjitha. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë me top. Mënyra se si luajti ekipi sot ishte OK. Skema ishte e mirë. Barazimi dhe shpresat? Unë jam shumë optimist për ndeshjet e ardhshme. Barazimi do të ishte në rregull. Por kështu është futbolli. Në të ardhmen do të bëhet akoma më mirë dhe jam shumë optimist me atë që pashë”, ka thënë Gjasula.

“Moduli i ri? Në këtë skemë të re nuk kemi luajtur ende. Ne kishim një javë kohë për të punuar. Trajneri i ka provuar të gjitha. Të tre jemi mesfushor qendre dhe ishte OK”, ka deklaruar Gjasula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Lewandowski, nuk arriti të linte gjurmë në përballjen ndaj…