Hovenieri: Shoqëria civile ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë

28 mars 2023 | 15:23

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të martënë  me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Ai ka thënë se është i frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë që e kishte për të diskutuar për të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës.

“Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar Hovenieri në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe…