Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar – atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”

29 mars 2023 | 20:54

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur në DebatPlus në TV Dukagjini nëse do të ishte në opozitë, do të kundërshtonte propozimin evropian dhe Asociacionin, Kurti ka thënë se Qëndrimin i tij vetëvendosës nuk e ka ndryshuar.

“Mos kërkoni prej meje nëse dua të jem në opozitë, sepse na kanë votuar mbi 400 mijë qytetarë, që është 36% më shumë se krejt partitë e tjera së bashku”.

“Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe e kam trashëguar një marrëveshje të mëhershme, andaj unë po  mundohem të bëjë më të mirën për vendin tonë”, tha Kurti.

Tutje theksoi se qëndrimi i tij për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Edhe atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”. Pra strategjia ka ndryshuar por koncepti është i njëjtë”, ka thënë ai.

Kurit, e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo vetëadministrim të komunitetit serb.

Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa “Marshojmë për Drejtësi” në solidarizim të ish-krerëve të UÇK-së…