![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/22A7A1C1-F1D5-4A36-9377-ACFB664307B3.jpeg)
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës
01 prill 2023
| 22:15
Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në lagjen Larishtë të Prishtinës.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, duke u munduar që ta shuajnë zjarrin.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.