Bllokohet ‘Rruga e Kombit’: Mijëra qytetarë drejt Prishtinës në përkrahje të liderëve të UÇK-së

02 prill 2023 | 12:20

Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet kanë marrë rrugë drejt Prishtinës.

E gjithë kjo është duke ndodhur në përkrahje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do ta nisin betejën me drejtësinë nesër (e hënë) në Hagë.

Shumë autobus me qytetarë janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Rruga e Kombit është bllokuar e tëra për shkak se dhjetëra autobusë janë ndaluar skaj saj. Disa nga pjesëmarrësit i kanë thënë Nacionales se pjesëmarrja është masive nga rajoni i Gjakovës e Prizrenit.

“Marshi për drejtësi” mbahet në orën 14:00, në Prishtinë.

 

 

 

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Dita Botërore…