Djegia e veturave me targa RKS, ambasadori gjerman: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe s’i dënoi

02 prill 2023 | 16:37

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të  qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS.

Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvënie në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Ditëve të fundit në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ndërsa sot Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka thënë se tubim më masim se…