Jakov Millatoviq, presidenti i ri i Malit të Zi

02 prill 2023 | 21:41

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Sipas të dhënave të CEMI, 71 për qind e votuesve votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383.3 mijë votues ose 70.7 për qind.

Jakov Millatoviq, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tre vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin…