![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/EE8CD00C-D82D-40B3-B451-28662841508B.jpeg)
Abazoviq i gëzohet fitores së Milatoviqit: Është presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi
02 prill 2023
| 23:02
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Unë e përgëzoj Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviq në kanalin Telegram.
Ai shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur.
Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian”, tha Abazoviq.
Milatoviq sipas rezultateve preliminare ka mundur bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./ Vijesti.me