E djathta opozitare fiton zgjedhjet në Finlandë, kryeministrja Sanna Marin renditet në vendin e tretë

02 prill 2023 | 23:29

Lideri i partisë së djathtë opozitare Aleanca Kombëtare Finlandeze (NCP), Petri Orpo, është fituesi i zgjedhjeve finlandeze.

“Ne kemi marrë mandatin më të madh”, tha ai në një fjalim para mbështetësve të tij, duke shtuar se do të negociojë për të formuar një qeveri koalicioni.

Me 93.4% të votave të numëruara, partia e Orpos duket se do të fitojë më shumë vende në parlament, 48 nga 200, treguan të dhënat elektorale të Ministrisë së Drejtësisë. Partia finlandeze kundër imigracionit duket se do të marrë 46 vende dhe Partia Social Demokratike e Sana Marin 43.

Kandidati i partisë që vjen i pari tradicionalisht bëhet kryeministër në Finlandë, ky rregull i pashkruar ndiqet pa përjashtim që nga viti 1987,  me kusht që të sigurojë një shumicë në parlament.

“Është një fitore shumë e madhe”, tha Orpo.

Dallimet në vota janë edhe më të vogla, sipas vlerësimeve të Yle: 20.9% për qendrën e djathtë, 20.3% për të djathtën ekstreme dhe 19.7% për socialdemokratët.

“Unë ndihem shumë mirënjohës ndaj njerëzve që votuan masivisht për socialdemokratët,” tha kryeministrja në largim Sanna Marin kundërshtarëve të saj në skenën e Yle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja pëson një tjetër humbje në kampionat, këtë herë kundër…