Sophie Sorschag: Nder i madh për mua që do ta përfaqësojë Kosovën

03 prill 2023 | 15:04

Skitarja e kërcimeve së larti, Sophie Sorschag, ka pranuar të hënën dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.

Sorschag, u shpreh krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë Kosovën.

“Është nder i madh për mua që do ta përfaqësojë Kosovën. Faleminderit KOK-ut, FSK-së, trajnerit, familjes time dhe gjithë atyre që e kanë bërë të mundur të përfaqësojë Kosovën. Së bashku do të punojmë për të pasur një të ardhme të suksesshme”, ka shtuar ajo.

Skitarja Sorschag, me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski. Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën vdekjen e një…