Hoxhaj: Krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë nga Haga

03 prill 2023 | 15:19

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj,  ka folur në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hoxhaj ka thënë se kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por është shprehur i sigurt se në fund të procesit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kthehen fitimtarë nga Haga.

“Kjo është një fazë e re për Kosovën, një fazë e vështirë plot dhimbje, por edhe një fazë e padrejtë të një procesi gjyqësor, në të cilën ne jemi të sigurt se do të përmbyllet me një drejtësi të re. Pasi do të kthehen të gjithë fitimtarë dhe faqebardhë në një proces të tillë. Të gjithë krerët e UÇK-së janë heronj të luftës dhe heronj të paqes”, ka thënë Hoxhaj për “Ksp”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e…