Polonia ia dërgon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29

04 prill 2023 | 09:11

Polonia ka njoftuar se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.

“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM.

Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i kryeqytetit, Pëparim Rama, ka thënë se ekipet e…