FFK-ja vendos sistemin digjital në Superligë

03 gusht 2018 | 11:21

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që në sezonin e ri futbollistik 2018/2019 ta zbatojë sistemin digjital të garave.

Ky projekt fillimisht do të nisë vetëm me Superligë, derisa nga edicioni i ardhshëm do të nisë edhe në kategoritë e tjera. FFK-ja me këtë rast ka organizuar një seminar me administratorët e 12 klubeve të Superligës, me qëllim të njoftimit dhe testimit të këtij sistemi. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka treguar për rëndësinë që ka ky projekt për FFK-në, por edhe për vetë klubet, në mënyrë që edhe futbolli i Kosovës të jetë në hap me Evropën.

“Pikërisht nga pjesa administrative fillon edhe ngritja e cilësisë së ligës, prandaj sistemi digjital është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt dhe do t’u shërbejë edhe klubeve. Ky ka qenë një projekt goxha i kushtueshëm, por edhe i domosdoshëm, prandaj ne kemi vendosur ta zbatojmë në praktikë”, ka thënë Ademi.

Ndërsa për mënyrën e punës në këtë sistem administratorët e klubeve i kanë njoftuar administratori Adem Çollakaj dhe shefi i IT-së, Dardan Sadiku. Ky sistem është vazhdimësi dhe i ndërlidhur me sistemin FIFA Connect.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Forcës…