Osmani mbush dy vjet si presidente

04 prill 2023 | 13:26

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot shënon dyvjetorin që nga marrja e detyrës si e para e shtetit.

Osmani ka thënë se përgjatë këtyre dy vjetëve dhe gjithmonë i vetmi udhërrëfyes për punën e saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.

“Dy vite si presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kiara Tito ka vendosur që të luaj shumë ndryshe nga…