Plani i zbatimit të marrëveshjes, takohen Varheleyi dhe Bislimi

04 prill 2023 | 13:44

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka takuar sot shefin e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimin.

Varhelyi ka bërë me dije se me Bislimin kanë diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat që kanë përpara.

“Nisja e ditës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat që kemi përpara, dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Prishtinë-Beograd të jetë i suksesshëm”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi nesër do të përballet me Barcelonën në “Camp…