Osasuna për herë të dytë në finalen e Kupës së Mbretit

04 prill 2023 | 23:58

Osasuna është skuadra e parë finaliste në Kupën e Mbretit.

Skuadra e drejtuar nga Jagoba Arrasate ia doli që të eliminojë Ahtletic Bilbaon në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Mames” përfundoi me rezultatin 1:1, por barazimi nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Ernesto Valverdes, që kishte pësuar humbje 1:0 në ndeshjen e parë.

Përballja e zhvilluar sonte u luajt për 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll me epërsinë e Bilbaos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka…