Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme

05 prill 2023 | 08:47

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë.

Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media.

“Ky rast i rremë [aktakuza] u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”.

“Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Më 4 prill, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, Trump shtë deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmni Paralajmëruese e ardhjës së këtij momenti, vënjes së…