Getinjo largohet nga rrjetet sociale, thotë se është në një fazë depresive të jetës

05 prill 2023 | 09:36

Getinjo ka njoftuar fansat e tij se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale, për shkak se gjendet në një fazë paksa depresive.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Të shtunën jam në Athinë më datë 8 prill, shihemi ndërkohë! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Tutje, ai ka shtuar se kjo qetësi që po kërkon nuk lidhet aspak me të dashurën e tij modelen Vivien Thano, me të cilën nisi lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

“Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë me ndejt vetëm dhe të bëj një pushim nga gjitha gjërat. Dashuri”, ka shkruar tutje reperi ferizajas në një tjetër postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka përkujtuar maskarën e Rezallës.…