Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje

05 prill 2023 | 10:39

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para trupit gjykues, ka thënë se ai “urren dhunën, vrasjen e torturat”, jo sepse ai ka qenë subjekt i dhunës, por sepse “i konsideroj të ulëta”.

“Kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu tha se nuk e kupton logjikën e aktakuzës së ngritur ndaj tij, duke shtuar se “ndaj popullit tonë është nënshkruar dhunë sistematike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja mbrojtëse e Jakup…