Krasniqi: Absurde akuza për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

05 prill 2023 | 10:49

Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

“Është absurde që të akuzohen për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi, bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së”.

“Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi”, ka thënë Krasniqi para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi ka marrë sot fjalën në Gjykatën Speciale. Ish-zëdhënësi…