​Sot zhvillohen gjysmëfinalet e para të Kupës në futboll

05 prill 2023 | 10:55

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Sfida kryesore do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku ballafaqohen Llapi me Gjilanin.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, përfaqësuesit e të dy klubeve kishin shprehur qëllimin e tyre për ta prekur finalen e këtij kompeticioni.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, me klubin bardh e kaltër që shihet si skuadër favorite për të kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 19 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, ka thënë e…