Krasniqi: Deklaratat e mia si zëdhënës, pjesë e propagandës së luftës

05 prill 2023 | 10:56

Jakup Krasniqi para trupit gjykues, ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.

“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, ka thënë Krasniqi.

Prandaj, Krasniqi ka thënë se “deklaratat e mia duhet të shihen si pjesë e propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale…