Sonte ‘El Clasico’, Barça dhe Reali kërkojnë kalimin në finale

05 prill 2023 | 11:17

Barcelona dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte finalen e Kupës së Spanjës, në “El Clasicon” e radhës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Gjiganti katalunas e kishte fituar përballjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:0.

Prandaj, ekipi i Xavi Hernandezit do të mundohet ta mbrojë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, të cilën do ta luajë sonte në shtëpi.

Nga ana tjetër, madrilenët nuk kanë se çka të humbin dhe do të tentojnë të sulmojnë që nga fillimi i lojës, në synimin e tyre për ta përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për t’u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni.

Trajneri Xavi Hernandez nuk do të mundë të llogarisë në lojtarët e rëndësishëm si Pedri, Ousmane Dembele, Frenkie de Jong e Andreas Christensen. Kurse, “Los Blancos” s’do ta kenë në dispozicion vetëm mbrojtësin e majtë, Ferland Mendy. “El Clasico” i sotëm do të nisë në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatën Speciale në Hagë kanë përfunduar deklaratat hyrëse të Zyrës…