Limani: Besojmë se nuk ju kemi zhgënjyer

03 gusht 2018 | 13:45

Drita është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi nuk arriti me shumë se një barazim nga ndeshja ndaj Dudelanges (1-1).

Kapiteni Ardian Limani, ka thënë se skuadra nga Gjilani është paraqitur mirë në garat ndërkombëtare dhe beson se tifozët nuk janë ndarë të zhgënjyer.

“Faleminderit tifozëve dhe qytetarëve për përkrahjen e vazhdueshme në garat evropiane. Besojmë fuqishëm te mos ju kemi zhgënjyer gjatë gjithë këtij viti, sepse Drita veç se ka shkruar historinë. Ne presim nga ju përsëri të jeni arma jonë kryesore për arritjen e objektivave, që natyrisht se janë trofetë”, ka thënë Limani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar ditën…