Duka rizgjidhet në komitetin ekzekutiv të UEFA-s

05 prill 2023 | 13:32

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka është rizgjedhur në komitetin ekzekutiv të qeverisë evropiane të futbollit UEFA me 45 vota, 9 vota më tepër se katër vite më parë kur fitoi këtë post për herë të parë duke marrë më tepër vota nga të gjithë kandidatët.

Ky mandat katërvjeçar në organin më të lartë të UEFA-s ka qenë pas një gare relativisht më të thjeshtë se në mandatin e parë kur ishte debutues.

Në garë për anëtarët e komiteti të ri ekzekutiv të UEFA-s ishin njëmbëdhjetë kandidatura për tetë vende. Gjithashtu në këtë kongres u rizgjodh për një mandat 4 vjeçar edhe presidenti Alexander Ceferin i cili për këtë mandat të ri deri në vitin 2027 nuk pati garë sepse ishte kandidat i vetëm, duke u rizgjedhur me duartrokitjet e sallës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Muli njihet si njeriu më i fuqishëm që e…