Prishi miqësinë me Efin | Publiku ‘ndëshkon’ Kiara Titon, ja çfarë po ndodh në “Instagram”-in e saj

05 prill 2023 | 14:19

Pak ditë më parë moderatorja Kiara Tito u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por së fundmi rihyri përsëri me zgjedhjen e publikut.

Me rihyrjen e saj në “Big Brother VIP”, Kiara është komentuar për ndryshimin në sjellje dhe madje disa banorë janë shprehur që ajo ka ardhur si një “tjetër njeri”.

Tito ka pasur një debat të ashpër me Efin mbrëmjen e djeshme, duke prishur kështu miqësinë e dikurshme që kishin së bashku.

Megjithatë këto veprime të moderatores duket se nuk janë pritur fare mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë “ndëshkuar” duke i bërë “unfollow” në rrjetin social “Instagram”.

Ajo kishte plot 676 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram” para spektaklit, ndërkohë që vetëm brenda natës numri ra në 660 mijë. Më shumë se 16 mijë ndjekës kanë hequr dorë nga Kiara në “Instagram”, pasi kanë parë veprimet e kësaj të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëvjeçarja Amelia Halimi, vajza e muzikologut Astrit Halimi dhe Donjetë…