Haradinaj kërkon rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit

03 gusht 2018 | 14:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend ka qenë tema e këtij takimi.

Ai ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë.

“Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërinë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, ka thënë Haradinaj pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e grupit të shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive…