Kumbulla pajtohet për kontratë të re me Romën

05 prill 2023 | 15:05

Mediet në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin e Marash Kumbullës me Romën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e skuadrës verdhekuqe prej shtatorit të vitit 2020. Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2025.

Agjentët e tij po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e Romës dhe akordi final është arritur. 23-vjeçari, i cili fiton rreth 1.8 milionë euro në sezon, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin kryeqytetas. Kumbulla numëron 10 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar 34-vjeçari R.H., shoferi i veturës BMW, ngjyrë e…