Kosova zhvillon stërvitjen e radhës në Poloni

05 prill 2023 | 15:14

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është vendosur në qendrën olimpike në Szczyrk të Polonisë ku e zhvillojë stërvitjen e radhës nën urdhëratë e selektorit Agron Shabani para ndeshjes me Poloninë.

Ekipi i Kosovës ka udhëtuar të martën për në Poloni, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të enjten nga ora 17:45 në “Bielsko-Biala”.

Atmosfera tek “dardanet” është shumë pozitive dhe vashat janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin për ngjyrat e shtetit. Ndeshjet me Poloninë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin…