Bora dhe Ponte Prizreni përballen në ‘play-out’

05 prill 2023 | 15:26

Sonte zhvillohet përballja e parë në “play-out” ndërmjet Boras dhe Ponte Prizrenit.

Gjithsej do të zhvillohen dy ndeshje dhe skuadra që është më e mirë në këto dy sfida, do të jetë anëtare e Superligës së Meshkujve në edicionin e ardhshëm.

Bora ishte finaliste e Ligës së Parë, ku në finale pësoi nga Istogu, që siguroi hyrjen në elitë për edicionin e ri, ndërsa, Ponte Prizreni përfundoi në vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të shtunën në Therandë, ku do të vendoset përfundimisht skuadra fituese nga këto dy përballje.

“Play-out”

E mërkurë
20:30 Bora – Ponte Prizreni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka…