Reka merr pjesë në iftarin e organizuar nga prefekti i Nju-Jorkut për diplomatët

05 prill 2023 | 16:30

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, mbrëmë ka qenë i ftuar në iftarin e organizuar nga prefekti i Nju Jorkut, Eric Adams për përfaqësuesit diplomatik.

Gjatë këtij iftari, Reka është takuar me ambasadorin e Turqisë në OKB dhe atë të Kazakistanit.

“Mbrëmë, në iftarin e prefektit të Nju Jorkut, Eric Adams, për përfaqësuesit diplomatik. Me ambasadorin, Sedat Önal, përfaqësues i përhershëm i Turqisë në OKB dhe ambasadorin, Akan Rakhmetullin, përfaqësues i përhershëm i Kazakistanit në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
06.04.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj  1.…