Muguruza tërhiqet përkohësisht: S’do të luaj asnjë ndeshje deri në korrik

05 prill 2023 | 16:47

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë dhe fituese e dy grand slameve në karrierën e saj, ka vendosur të mos luajë në asnjë nga turnetë që do të zhvillohen muajt në vazhdim në fushat me dhe e ato me bar.

Pra, ajo s’do të luajë deri në korrik, kur dhe mbyllet grand slami i Wimbledonit. Ndeshja e saj e fundit daton më 30 janar të këtij viti. “Po kaloj më shumë kohë me familjen dhe miqtë. Këto kohë me familjen kanë qenë shumë të rëndësishme e të nevojshme për mua, ndaj do ta shtyj këtë periudhë jashtë fushave deri në verë. Pra, s’do të luaj në fushat me dhe e ato me bar”, ka thënë Muguruza, aktualisht jashtë “top-100”.

Me shuma gjasë, tenistja 29-vjeçare, numri 1 në botë në vitin 2017, nuk do të luajë edhe në dy grand slam që ka fituar, Roland Garros (2016) e Wimbledon (2017). Ajo pritet të kthehet në fushë në turnetë Masters të Amerikës së Veriut ose në US Open. Muguruza nuk luajti as në turnetë Masters të Indian Wells e Majemi muajin e fundit.

“Do të marr një pushim të gjatë nga të gjitha veprimtaritë. Vetëm kur të ndihem gati do të rikthehem të luaj, ndërkohë që do të vijoj të stërvitem me skuadrën time. Vjet vura shumë presion mbi veten time. Në këtë moment të karrierës, renditja nuk ka më rëndësi për mua”, ka deklaruar Muguruza për “Marca”, që vjet zhgënjeu pasi fitoi në vitin 2021 WTA Finals.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) me…