Publikohet tema e diplomës e Agim Ramadanit e bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb

05 prill 2023 | 18:48

Në luftën kundër forcave serbe, Agim Ramadani ka komanduar forcat e UÇK-së që thyen kufirin në Koshare në vitin 1999, ku edhe gjeti vdekjen.

Pas më shumë se 20 vjetësh, bashkëshortja e tij ka publikuar punimin e diplomës së tij.

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka publikuar punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj, punim të cilin thotë se e kishte bërë në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.

Me anë të një postimi në Facebook, bashkëshortja e të ndjerit ka thënë se ky punim do të mund të ishte i dobishëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën ‘Ivan Goshnjak’ në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK), e cila duhet të formësohet sa më profesonalisht që është e mundur.

Më vije keq që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim, profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”, ka shkruar ajo.

Agim Ramadani komandoi forcat e UÇK-së që thyen kufirin në Koshare në vitin 1999, në luftë kundër forcave serbe ku edhe mbeti i vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu në një intervistë për gazetën “Die Presse”…