Gjukanoviç jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë pas 25 vitesh në krye të saj

05 prill 2023 | 21:05

Presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Gjukanoviç ka qenë në krye të kësaj partie që nga viti 1998 e deri këtë të mërkure kur dha dorëheqje. Kjo dorëheqje vjen disa ditë pasi që ai humbi zgjedhjet presidenciale.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura me 2 prill sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), bazuar në 90 për qind të votave të numëruara Jakov Milatoviç ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 39.8 për qind.

Gjukanoviç ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet. Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka thënë se i vjen keq…