Real Madrid në finale të Kupës së Spanjës

05 prill 2023 | 23:10

Real Madridi është finalisti i parë në Kupën e Spanjës pasi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4:0 në “Camp Nou” në ndeshjen e dytë.

Takimi i parë në “Bernabeu” kishte përfunduar me fitoren e Barcelonës 1:0, por këtë herë mbrëmja ishte e Realit dhe Benzemas që shënoi tre gola ndërsa një tjetër e realizoi Vinicius.

Në finale Reali do të luajë me Osasunën që mbrëme e eliminoi Athletic Bilbaon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë argumentime ishin bërë kundër Raportit të Senatorit zviceran Dick…