Kurti konfirmon takimin me Vuçiqin këtë muaj

06 prill 2023 | 10:28

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se këtë muaj do të ndodh takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, ku do të ketë një takim të nivelit të lartë”, është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për pajtimin e tekstit të deklaratës për personat e pagjetur që është arritur në Bruksel pardje mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit e Petar Petkoviqit.

Kurti ka thënë se teksti i deklaratës për zbatimin e marrëveshjes thotë se personat e pagjetur do të emërohen si “personat e zhdukur me dhunë”.

Kryeministri ka theksuar se në bazë të pajtimit që është arritur në Ohër duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, ku përfshihet edhe çështje e të zhdukurve me dhunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka, ka postuar një fotografi…