Hoti kritikon qeverinë: Institucionet kyçe janë pa drejtues

06 prill 2023 | 11:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar të enjten Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj institucioneve publike të cilat përmes Kushtetutës së Kosovës konsiderohen të pavarura.

Hoti ka kërkuar nga qeveria që “të mbushen mend”, sepse thotë se “pasojat po i vuajnë të gjitha, bizneset, qytetarët dhe institucionet”.

“Janë institucionet kyçe që janë pa drejtues të institucioneve përkatës. Ky marifet nuk është pa, unë shpresoj që të mbusheni mend sepse pasojat jemi duke i vuajtur të gjithë, bizneset, qytetarët, institucionet Por është duke u vë në pikëpyetje edhe kredibiliteit institucional për të çuar përpara agjendën e demokratizimit të shoqërisë”, ka thënë Hoti.

Ai e ka përmendur Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) që ka mbetur pa guvernator.

“Banka Qendrore e Kosovës ka mbetur pa guvernator. Procesi i zgjedhjes së zëvendës guvernatorëve që sot do të duheshin ta ushtronin detyrën e guvernatorit është bojkotuar nga anëtarët e bordit gjatë vitit 2022. Një ditë para se të mbaroj mandati u shkarkuar edhe një ushtruese e zëvendësguvernatorit për t’i hap rrugë që kryetari bordit ta ushtrojë detyrën e guvernatorit. Kjo nuk është para në 20 vitet e pasluftës së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës ka kritikuar ekzekutivin edhe për qasjen ndaj Trustit.

“Trusti Pensional është pa bord që nga dhjetori i vitit 2022. Pse është bojkotu ky proces dhe çfarë po ndodh tash qindra miliona euro që janë në tregje ndërkombëtare po humbin nuk ka kush t’i tërheq”, ka deklaruar Hoti.

Më tutje, Hoti ka pasur kritika edhe për presidenten Vjosa Osmani për moskryerjen e obligimit të saj për kryeprokurorin.

“Përmes projektligjit kontestues synohet që të vendoset dikush politikisht”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hoti ka kritikuar pushtetin edhe për qasjen ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që nuk ka drejtor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati i mbrëmshëm më mes të Efi, Kiarës dhe Luizit…